
Festa e fitores me Genoa-n u prish nga dëmtimi i Simon Kjaer. Milani është në ankth për mbrojtësin, i cili u paraqit me patericë në klinikë, për kontrolle të specializuara mjekësore.
Frika e madhe lidhet me këputjen e ligamentit të gjurit të majtë. Gjithashtu, prej moshës së danezit, problem do të jetë edhe koha e nevojshme për rikuperimin e plotë.
Kjaer rrezikon të qëndrojë gjatë larg fushave të lojës dhe për momentin me siguri mund të thuhet vetëm se ai e mbylli vitin 2021. (A2 Televizion)