1819 – Biçikletat e para shihen nëpër rrugët e Nju Jorkut. 1871 – Trupat franceze pushtojnë Komunën e Parisit. Luftime të ashpra u zhvilluan nëpër rrugë. Në fund të javës së përgjakshme rreth 20 000 komunarë u vranë dhe 38 000 të tjerë u arrestuan. 1973 – Shqipëri, në burgun politik të Spaçit nisi revolta e 100 të burgosurve, fillimisht si kundërshtim ndaj rregullave dhe kushteve të këqija në burg, dhe pastaj si kundërshtim ndaj regjimit. Protesta në burg brenda një vendi të izoluar u shtyp; 4 nga të burgosurit protestues u dënuan me pushkatim, 8 u ridënuan me 25 vjet burg, 70 të tjerë u rigjykuan. 1883 - Nën tingujt e bandave muzikore dhe fishekzjarrë u përurua Ura e Bruklinit në qytetin e Nju Jorkut. Ura 283 metra e gjatë, mbi lumin Lindor, lidh Mahnatanin dhe Bruklinin, dhe në atë kohë ishte ura e varur më të gjatë në botë. 2006 – Republika e Malit të Zi mban referendum për pavarësimin nga unioni shtetëror me Serbinë. Populli i Malit të Zi zgjodhi pavarësinë me një shumicë prej 55%. 2012 – Një aksident tragjik ndodhi në Himarë: 13 persona vdesin dhe 21 të tjerë plagosen kur autobusi i tyre bie 80 metra në humnerë. Viktimat ishin kryesisht studentë nga universiteti “Aleksandër Xhuvani” ne Elbasan, që po udhëtonin drejt Sarandës, në kuadër të një programi mësimor. 1527 – lindi Filipi II , mbret spanjoll 1688 - lindi Alexander Pope, letrar anglez 1885 – Lindi Princesha Sofi, bashkëshortja e Princ Vidit. Vdiq 3 shkurt 1936.
Kalendari historik, 21 maj.
(A2 Televizion)