KLP, apel politikës: Denoncojini prokurorët tek Krimet e Rënda, jo me deklarata

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2019, 14:51 | Politikë
KLP, apel politikës: Denoncojini prokurorët tek Krimet e Rënda,

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka reaguar dy ditë pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Edhe pse nuk e përmend me emër, KLP, në reagimin e tij, shprehet se deklaratat e drejtuesve të lartë të qeverisë për hetimet dhe veprimet e Prokurorisë së Durrësit janë të tilla që mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor në vijim dhe të procedurave të tjera ligjore.

https://a2news.com/2019/11/02/politika-per-ndojen-dhe-drite-hijet-e-karrieres-se-prokurorit-qe-pesoi-atentat/

Për këtë arsye, KLP u kërkon aktorëve politikë që të denoncojnë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo prokuror i Republikës.

Nga ana tjetër, KLP inkurajon çdo prokuror që të vijojë punën me përgjegjshmëri të lartë në zbatim të kompetencave kushtetuese për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në shërbim të shoqërisë.

https://a2news.com/2019/11/01/kush-eshte-arjan-ndoja-prokurori-qe-u-qellua-me-arme-ne-durres/

"Mënyra më e mirë për të arritur tek e vërteta është respektimi i procedurave dhe i institucioneve të ngarkuara nga ligji", përfundon reagimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos