
Një ditë pasi vetingu shkarkoi nga detyra kryeprokuroren e Tiranës, Elizabeta Imeraj, Këshilli i Lartë i Prokurorisë komandoi një tjetër prokuror në drejtim të Prokurorisë së kryeqytetit.
Në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte, KLP caktoi si drejtues të përkohshëm prokurorin e Tiranës, Arenc Çela, që ishte ndërkohë i komanduar në Prokurorinë e Përgjithshme.
Më herët, Çela ka qenë prokuror në ish-Prokurorinë për Krimet e Rënda. Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imera, u shkarkua të mërkurën nga Shkalla e Dytë e vetingut, që gjeti probleme për të në të tre kriteret e rivlerësimit. (A2 Televizion)