
Mbretëria e Bashkuar e shtoi Turqinë në listën e saj të kuqe, që do të thotë se kushdo që vjen nga ky vend, duhet të karantinohet në hotel për 10 ditë.
Kjo do të thotë se tifozët e Chelsea dhe Manchester City nuk duhet të udhëtojnë në Stamboll për finalen e Champions League, sipas ministrit të Transportit, Grant Shapps. Finalja e madhe mes dy ekipeve angleze do të luhet në stadiumin olimpik Ataturk, në 29 maj.
Ndërkohë, Federata Angleze e Futbollit është në bisedime me UEFA-n që finalja të luhet në Angli. (A2 Televizion)