
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish, kësaj radhe në Facebook, për të theksuar se "dhuna është krim" dhe shtoi se "dhunuesit duhet dhe do të marrin faturën ligjore e financiare të verbërisë së tyre".
"Protestuesit duhet të distancohen nga dhunuesit, përndryshe do të paguajnë financiarisht njësoj si ata", shtoi Rama, shkruan A2.
Posimi i Ramës:
Protestat janë një E DREJTË, ndërsa Dhuna është KRIM dhe kjo vijë e kuqe do të ndahet prerazi në këtë fazë kritike të zhvillimit tonë demokratik.
Qytetarët duhet të bëjnë durim, e të mos bien pre e presionit të manipulatorëve mediatikë dhe pasqyrave telefonike.
Protestuesit duhet të distancohen nga dhunuesit, përndryshe do të paguajnë financiarisht njësoj si ata.
Dhunuesit duhet dhe do të marrin faturën ligjore e financiare të verbërisë së tyre.
Unë dhe shumica qeverisëse jemi gati për dialog me këdo tjetër përveç dhunuesve dhe partive politike që nuk distancohen nga dhuna. Në çdo vend. Në çdo orë. Pa kushte (A2 Televizion)