Koalicion me LSI? Rama: Nuk rikthehemi te partia e presidentit

Nga A2 CNN
12 Maj 2020, 15:23 | Politikë

Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste nuk ka asnjë plan për të diskutuar një koalicion me Lëvizjen Socialiste me Integrim.

I pyetur për këtë mundësi në një bashkëbisedim me gazetarët, kryeministri e quajti LSI-në partinë e presidentit. “Në politikë kurrë mos thuaj kurrë, por nuk shoh perspektivë për rikthim në koalicion me partinë e Presidentit, sepse konteksti i sotëm, degradimi i asaj force politike dhe detyrimet tona në program dhe bindja jonë se për ne është e mjaftueshme të flasë punë dhe aleanca me popullin, na e bëjnë krejtësisht pa interes këtë temë diskutimi. Nuk kemi asnjë arsye që të mendojmë në këtë drejtim”, tha Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/05/12/kritikat-e-bushatit-rama-nuk-kemi-oligarke-me-ardhjen-tone-ne-qeveri-te-pasurit-po-paguajne-me-shume/
https://a2news.com/2020/05/12/teatri-kombetar-rama-ne-jemi-shumica-dhe-e-kemi-marre-kete-vendim/

A2 CNN Livestream

Latest Videos