
Prezenca e OSBE në Tiranë ka përshëndetur mbledhjen e radhës së Këshillit Politik të reformës zgjedhore, duke e cilësuar një tjetër hap përpara në plotësimin e këtij kushti të rëndësishëm për çështjen e integrimit.
OSBE theksoi gatishmërinë e saj për të vijuar mbështetjen ndaj këtij procesi që ai të përmbyllet brenda afateve.
“Mbledhja e sotme e Këshillit Politik shënoi edhe një hap tjetër përpara në procesin e reformës zgjedhore. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri e mirëpret dakordësinë e partive për ta përmbushur reformën zgjedhore në këtë forum deri më 31 maj dhe përsërit gatishmërinë e saj për të vijuar ta mbështesë këtë proces, së bashku me kolegët e OSBE/ODIHR-it”, shkruhet në njoftimin e OSBE-së. (A2 Televizion)