Kritikat e Bushatit, Rama: Nuk kemi oligarkë, me ardhjen tonë në qeveri të pasurit po paguajnë më shumë

Nga A2 CNN
12 Maj 2020, 15:20 | Politikë
Kritikat e Bushatit, Rama: Nuk kemi oligarkë, me ardhjen tonë në

Dy javë më parë, nga foltorja e Parlamentit, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i bëri thirrje qeverisë të shkëputej nga “oligarkët”, siç i quajti ai.

“Çfarë duam të bëjmë, një realitet si Dhërmiu dhe Palasa? Nuk i kuptojmë ne gabimet tona? Ku një grusht të pasurish jetojnë në mënyrë ekskluzive dhe nga taksat tona shkon rruga, energjia dhe uji? Unë kam respekt për kapitalin, i heq kapelën çdo biznesmeni të ndershëm shqiptar, por ne duhet të ndahemi me oligarkinë”, tha Bushati në 30 prill.

I pyetur për të komentuar deklaratën e deputetit socialist, Rama kundërshtoi edhe një herë përdorimin e këtij termi. “Është një hapësirë e lirë dhe secili mund të thotë mendimin e tij. Unë i mbetem asaj që kam thënë, jo sepse e kam thënë unë, por sepse e besoj edhe sot. Në Shqipëri nuk ka oligarkë. Mjafton të referohemi te termi dhe të nxjerrim përfundime. Nuk kam njohur asnjë person deri më sot që ta ketë këtë pushtet në Shqipëri dhe nuk kemi marrë asnjëherë asnjë vendim që nuk ka qenë i diktuar nga bindjet tona dhe qasja jonë në raport me interesat e vendit. Është një term që përdoret në mënyrë të gabuar”, tha Kryeministri. “Këtu ka një grup personash që janë pasuruar ndër vite dhe me ardhjen tonë në qeveri nisën t’i paguajnë më shumë taksa shtetit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos