
Gazment Bardhi, nga Partia Demokratike e grupimit Alibeaj ka treguar në “Intervistë” me Merita Haklajn se përse ai është kundër bashkëpunimit me Partinë e Lirisë.
Grupimi tjetër, ai i Berishës është regjistruar në zgjedhje tashmë në koalicion me PL-në e Metës, Partinë Demokristiane dhe PBDNJ.
Megjithatë Bardhi u shpreh se ai nuk është kundër PL-së në vetvete, por kundër çdo marrëveshjeje që bëhet në kurriz të demokratëve.
Sipas tij, pushteti që mund të marrë nga Partia Demokratike me anë të marrëveshjeve të tilla, nuk janë realiteti politik i Partisë së Lirisë ndërsa shtoi se mundësia për t'u përdorur kundër demokratëve ekziston.
“Jam kundër çdo marrëveshjeje që jep një perceptim të gabuar të një fuqie elektorale që PL nuk e ka. Në të shkuarën na ka treguar se nga pushteti që ka marrë nga PD, në momente të caktuara ka bërë diferencën dhe e ka përdorur kundër PD.”
Deputeti demokrat solli si shembull vitin 2013 pas bashkëpunimit të LSI-së me PD, dhe më pas “ndarjen” dhe bashkimin e Partinë Socialiste.
Bardhi përmendi po ashtu një deklaratë “shqetësuese” të Metës: “Ka thënë jam i gatshëm të bashkëpunoj me PS-në, por jo me Edi Ramën. Për PD, Edi Rama kundërshtar politik, PS është kundërshtar politik.” (A2 Televizion)