
Vangjel Dule, kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, deklaroi nga Korça se koalicioni opozitar do të fitojë shumicën e këshillave bashkiak. Dule tha se fokusi është tek bashkitë e mëdha për kandidatët, por do punohet dhe për të fituar bashki që konsiderohen të vogla. Po ashtu Dule bëri thirrje që opozita të dalë me një kandidat në zgjedhje.
“Është koalicion shumë i gjerë, i cili nga ana teknike do garantojë fitoren në shumicën e këshillave bashkiakë dhe në bashkitë kryesore të vendit. Bashkitë e mëdha janë prioritetet e mëdha, por kjo nuk do të thotë se ne nënvlerësojmë bashkitë e vogla. Nuk duhet të funksionojmë me fragmente por në bashkësi, nuk duhet që opozita të përjashtojë askënd për tu vendosur kundër PS. Besoj se jam i qartë, bashkimi nuk ka adresim nominal, bashkimi quhet bashkim kur të gjitha pjesët ti unifikosh bashkë”. (A2 Televizion)