“Koha e veprimeve të organizuara”, Meta: Incidenti ndaj Berishës i orkestruar nga Rama

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 13:38 | Politikë
“Koha e veprimeve të organizuara”, Meta: Incidenti ndaj

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për incidentin e kreut demokrat, Sali Berisha, gjatë protestës, ku ky i fundit u godit me grusht në fytyrë nga një qytetar. Meta u bëri thirrje protestuesve për veprime të organizuara për t’i treguar vendin Edi Ramës. Sipas tij, ngjarja e sotme është e denjë vetëm për një kryeministër tradhtar e kriminel.

“Sot besoj se është shumë e qartë koha e fjalëve dhe fjalimeve duhet t’i lërë vendin kohës së veprimeve të organizuara për t’i treguar vendin pjellës më bastarde të kësaj toke që orkestroi sot në ditën e samitit europian një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren delinkuent dhe tradhtar, për zbatuesin e platformës së spastrimit etnik në formën më të re që e ndjen çdo familje të përzënies së të rinjve përmes instalimit të një regjimi mafioz. Prandaj të gjithë me poezinë e Havzi Nelës: Liri a vdekje, për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz”, u shpreh Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos