“Faleminderit për të gjithë dashurinë tuaj”, shkruan Cindy Crawford, teksa pozoi para tortës së ditëlindjes, duke fryrë qirinjtë. Modelja, e cila mbushi 56 vjeç, postoi disa imazhe nga festa në rrjetet sociale dhe në mbishkrimin e tyre, u shpreh mbi karrierën e saj, si dhe dha disa këshilla.
"Qesh sa më shumë! Sa më shumë që të jetë e mundur. Tregojini gjithmonë pjesën më të vërtetë tuajën njerëzve që doni - ia vlen. Ji mirënjohës… Jeta është një bekim!”, shkroi Cranwford. Bukuroshja e martuar me Rande Gerber, u shfaq mahnitëse në ditëlindjen e saj, e veshur me një fustan të zi dhe me bizhuteri të çmuara, duke pozuar shumë e lumtur para tortës.
Ndër të tjera, duke kthyer kokën pas në jetën dhe sukseset e saj, ajo shkroi se çfarë do t’i thoshte Cindy-t të para shumë viteve. “Do t'i thosha të jetë më e sjellshme me veten, të trajtojë veten ashtu siç i trajton miqtë e saj. Të gjithë nervozohen në situata të reja dhe ndonjëherë duhet të pretendosh derisa t'ia dalësh. Do t’i thosha gjithashtu të mos ketë frikë të tallet me veten - të kërcejë, të këndojë etj. - edhe nëse ajo nuk është e mirë për këtë gjë. Qeshni sa më shumë”. E nëse ky është sekreti i sharmit të saj të përjetshëm, ia vlen të ndiqni këshillat e modeles. (A2 Televizion)