Linda Evangelista, një nga modelet më të famshme të viteve ’80-’90, ka treguar për “People” problemet që ka pasur nga kirurgjia estetike.
Tre muaj pas trajtimeve, Linda pati fryrje të mjekrës, gjoksit dhe kofshëve, pikërisht në zonat që ishte munduar të zvogëlonte.
“U izolova dhe kam qëndruar e fshehur për vite të tëra. Për të rregulluar problemet, bëra dy liposuksione dhe jam më mirë. Por, topmodelja që isha, pothuajse është zhdukur tashmë”, tha Evangelista.
Më tej, ajo shprehet e penduar për zgjedhjen që ka bërë: “Pse ndjejmë nevojën për t’i bërë këto gjëra trupit tonë? Gjithmonë e kam ditur që do të plakesha".
57-vjeçarja nga Kanadaja është një nga modelet më të famshme në histori. Ka një fëmijë 16-vjeçar me sipërmarrësin François Henri Pinault. Ndërkohë, ka qenë e lidhur edhe me ish-portierin e Francës, Fabien Barthez, me të cilin priste një fëmijë, por shtatzënia u ndërpre në muajin e gjashtë. (A2 Televizion)