“Një 63-vjeçare me fytyrën e një fëmije”

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 12:00 | Showbiz

Ajo cilësohet si Mbretëresha e pop-it me një karrierë gati katër dekada. Megjithatë, Madonna duket ende si një adoleshente, të paktën sipas fansave të saj.

Këngëtarja 63-vjeçare postoi disa fotot në rrjetet sociale, ku kishte përdorur edhe filtra nga Instagrami.

Fansat reaguan menjëherë duke lënë pas projektet e këngëtares dhe u morën më shumë me pamjen e saj. “Ajo duket si 16 vjeç. E ka fytyrën si një fëmijë”, shkroi dikush në rrjetet sociale.

Një tjetër nga fansat e quajti Madonna-n “Perëndeshë”, ndërsa një tjetër shkroi se ajo duket e pabesueshme.

Megjithatë, nuk ishin të pakët ata që ngritën akuza ndaj yllit të popit për ekzagjerimin e përdorimit të photoshop-it. “Na trego fytyrën tënde të vërtetë”, shkroi dikush. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos