Një aksident i rëndë, me pasojë dy persona të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Malësi të Madhe.
Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:45, në rrugën e fshatit Omaraj, ku janë përfshirë 3 automjete.
Si pasojë e aksidentit, 2 persona ndërruan jetë, ndërsa 2 të tjerë mbetën të plagosur, mes të cilëve edhe një punonjës policie.
Në aksidenti e rëndë janë përfshirë një automjet tip “Audi”, një automjet “Benz”, i cili thuajse është shkatërruar totalisht nga goditja e madhe me një mur. (A2 Televizion)