Vrasja e 32-vjeçarit në Shkodër, policia ndalon 2 persona, mund të jenë përfshirë në ngjarje

Nga A2 CNN
18 Maj 2021, 09:26 | Kronikë
Vrasja e 32-vjeçarit në Shkodër, policia ndalon 2 persona, mund

Policia e Shkodrës është vënë e gjitha në lëvizje për zbardhjen e vrasjes së 32-vjeçarit Endri Mustafa. Burime për A2 bëjnë me dije se policia ka ndaluar dy persona, të cilët kanë dijeni ose janë të përfshirë në vrasjen e 32-vjeçarit në zonën e “Livadeve”.

Gjatë ditës së djeshme, në Policinë e Shkodrës janë shoqëruar 8 persona të cilët dyshohen se kishin dijeni për këtë ngjarje të rëndë.

https://a2news.com/2021/05/17/i-zhdukur-prej-3-ditesh-gjendet-i-vrare-32-vjecari-ne-shkoder/

Ndërkohë, pas disa orësh hetime, policia ka ndaluar dy prej tyre. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i të ndaluarve, por mësohet se ndaj tyre janë kryer veprimet procedurale dhe janë ndaluar si të përfshirë në vrasjen e rëndë që tronditi Shkodrën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos