
Një rrjet i mirëorganizuar që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Selanikut të Greqisë është shkatërruar orët e fundit në shtetin fqinj.
Mediat lokale atje raportojnë se u arrestuan 5 shtetas të huaj, pa specifikuar shtetësinë e tyre, pasi akuzohen si personat që organizojnë trafikun e drogës nga Shqipëria, për ta shitur më pas kryesisht në kompleksin urbanistik të Selanikut.
Gjatë aksionit, policia sekuestroi 94 gramë kokainë që po shpërndahej pikërisht në kompleksin e autobusëve, ndërsa gjatë kontrollit në banesat e trafikantëve, në total u sekuestruan 9 kg hashash, 6 kg e 306 gramë heroinë, një peshore elektronike, një laborator i improvizuar për përpunimin e drogës, 4500 euro dhe një pistoletë. (A2 Televizion)