Kolegji Zgjedhor shqyrton kërkesën për përjashtimin e gjyqtarëve, avokati i PD: Po gjykojnë veten, akt unik në histori

Nga A2 CNN
8 Qershor 2021, 09:09 | Politikë
Kolegji Zgjedhor shqyrton kërkesën për përjashtimin e

Avokati Marash Logu, që përfaqëson Partinë Demokratike në KAS, ka shpërndarë në rrjetet sociale lajmin se sot në orën 08:30, Kolegji zgjedhor ka vendosur të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e 7 prej 8 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, që kanë rrëzuar paditë për Gjirokastrën, Vlorën dhe Beratin, për atë që ai cilëson si “cenim i së drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm”.

“Shpresoj shumë që 7 gjyqtarët e Kolegjit nuk do t'i shkojnë deri në fund paligjshmërisë, duke gjykuar vetë mbi një kërkesë për përjashtimin e tyre (gjyqtarë të vetes)”,  thotë Logu në mesazhin e tij.

Përfaqësuesi i PD-së e cilëson madje aktin si “unik në historinë e jurisprudencës botërore”

Në kërkesën për zëvendësimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, PD argumenton se duke qenë se këta gjyqtarë e kanë shprehur tashmë mendimin e tyre kundër kërkesave të PD-së për zgjedhjet, ata do të vazhdojnë me të njëjtin qëndrim. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/07/pd-kerkon-perjashtimin-e-7-gjyqtareve-te-kolegjit-zgjedhor-qe-refuzuan-3-ankimimet-e-deritanishme-per-zgjedhjet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos