
Kolegji Zgjedhor vendos të këqyrë në seancë pamjet filmike të paraqitura nga paditësi, pjesë e filmimeve të kamerave në qendrat e votimit dhe në KZAZ.
Përmes këtyre pamjeve, Maliqi dhe koalicioni që përfaqësonte në zgjedhjet e 14 majit, pretendojnë se duken momentet e votimit më shumë se një herë dhe problematika të tjera.
Kolegji Zgjedhor nisi shqyrtimin e padisë së Lefter Maliqit dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet në Bashkinë Kuçovë. Kolegji vendosi t’i shqyrtojë të dyja paditë, për shkak se objekti i kërkimit është i njëjtë. (A2 Televizion)