“Nuk ka pasur zgjedhje”, Berisha publikon pamjet: Si u diktua vota e qytetarëve në qendrat e votimit

Nga A2 CNN
23 Qershor 2023, 12:26 | Politikë
“Nuk ka pasur zgjedhje”, Berisha publikon pamjet: Si u diktua vota e

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Sali Berisha ka publikuar pamje që tregojnë, sipas tij, sesi është diktuar vota e qytetarëve më 14 maji.

Sipas kreut të PD-së së Rithemelimit, operatorët që kanë qenë në qendra votimi për të asistuar kanë luajtur “rolin e xhandarit”.

Janë përdorur të gjitha teknikat për të maskuar, për të manipuluar zgjedhjet, faktikisht nuk ka pasur zgjedhje. Këto video i ka vlerësuar, parë KAS-i dhe i ka quajtur normale. A mund të imagjinoni ju një institucion. Kam konstatuar se armiqtë më të këqinj të ligjit, janë juristët e korruptuar. Mos e harroni këtë që ju thashë.

Ligji nuk ka armiq më të egër se juristin e korruptuar. Qoftë ai gjykatës, prokuror, nënpunës, ministër, qoftë çfarë do qoftë, ai është armiku më i egër i ligjit. Këto ishin disa qendra, por ju garantoj se mbi 70-80% e qendrave në mbarë Shqipërinë kanë qenë të këtij karakteri, kaosi.

Kudo punonjësi i pajisjes së identifikimit ka luajtur rolin e xhandarit të votës dhe të zgjedhësit. Aty ku ka pasur makineri votimi kanë votuar për ta.

Sali Berisha, konferenca me gazetarët

Për Berishën, zgjedhjet nuk mund të njihen dhe pamjet e publikuara, sipas tij, janë provë që shqiptarët duhet të ngrihen në protestë “për të rikthyer votën e lirë.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos