
Ditën e sotme është mbledhur Kryesia e Partisë Demorkatike, ku pritet miratimi i kandidaturave për kreun e ri të kësaj force politike. Deri më tani zyrtarisht kandidojnë Lulzim Basha dhe Gjergj Hani.
Në mbledhjen e sotme marrin pjesë 14 deputetë në sallë dhe 3 online. Bie në sy mungesa e Gazment Bardhit, kreu i grupit dhe njëherazi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, i cili ka qenë kundër nisjes së këtij procesi.
Bardhi dhe një sërë deputetësh janë kundër që zgjedhjet të zhvillohen së shpejti pasi janë të mendimit që ky proces duhet të nisë nga baza dhe më pas të vijojë në krye.
Mirëpo nuk kanë qenë të këtij qëndrimi Kryesia që kërkon zgjedhje sa më shpejt të jetë e mundur. Në këtë kuadër, 2 ditë më parë, Këshilli Kombëtar i PD, miratoi krijimin e një komisioni zgjedhor prej 8 personash të cilët do të merren me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor që pritet të mbahet në 29 korrik për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së.
Të pranishëm në mbledhjen e Kryesisë së PD
Enkelejd Alibeaj
Indrit Sefa
Fitim Zekthi
Flutura Açka
Kreshnik Çollaku
Gazmend Koduzi
Xhemal Gjunkshi
Endri Hasa
Gentian Gaba
Jemin Gjana
Taulanda Jupi
Taulant Zeneli
Roland Bejko
Arber Agalliu
Online
Orjola Pampuri
Merita Bakiu
Agron Kapllanaj
(A2 Televizion)