Koleksioni i makinave të vjetra luksoze gjendet në zonën e rrezikshme të Fukushimës

Nga A2 CNN
8 Qershor 2023, 13:55 | Lifestyle

Qindra makina të vjetra të braktisura, ku përfshihen marka luksoze si Porshe e Jaguar janë gjetur brenda zonave të rrezikshme në Fukushima.

Zbulimi i mrekullueshëm është bërë nga eksploruesi urban Bob Thissen, i cili udhëtoi për në Japoni për të eksploruar rajonin e shkretë dikur të mbushur me rrezatim.

Në vitin 2011, qyteti verior u shkatërrua pas një incidenti në termocentralin bërthamor Fukushima Daiichi që çoi në rrjedhjen e materialeve të rrezikshme.

Kjo fatkeqësi u shkaktua nga tërmeti me magnitudë 9.01 të shkallës Rihter, i cili më pas shkaktoi një cunami që shkatërroi reaktorët në termocentral.

Si rezultat i pasojave, u krijua zona e përjashtimit të Fukushimës me më shumë se 160,000 banorë vendas të evakuuar.

Tanimë, fotot e shkrepura rishtazi tregojnë qindra mjete që u braktisën në ditën fatale të marsit.

Prodhuesi 34-vjeçar i dokumentarëve vizitoi zonën e përjashtimit pas raportimeve për shitës të makinave të vjetra luksoze që mbetën të paprekura.

Makinat thuhet se janë të pavlera sepse nivelet e rrezatimit në metalin e tyre i bëjnë ato të papërshtatshme për t’u përdorur.

Disa nga makinat që gjeti Bob përfshinin një Porsche 911 Carrera, Nissan Skyline, Mercedes S Class, një Chevrolet Impala SS dhe një Jaguar XJ.

"Disa fusha janë përdorur për të hedhur makina, të cilat janë mbledhur nga rrugët. Unë besoj se shumica e tyre janë të pakthyeshme sepse shumë makina ishin parkuar jashtë dhe grimcat bërthamore depërtuan në to. Kishte makina të panumërta në zonat e përjashtimit. Me kalimin e viteve, disa makina u larguan nga qyteti, por ende ka mbetur një numër i madh i tyre”, tha Bob. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos