
Takim i radhës në nivel ekspertësh mes Kosovës dhe Serbisë, i parashikuar që të zhvillohej të hënën në Bruksel, është shtyrë për shkak të situates me koronavirusin.
Lajmi u dha në Twitter nga përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili nuk dha datë tjetër.
Lajçak kishte njoftuar se të hënën do të zhvillohej takimi midis shefave të dy ekipeve negociatore, Skënder Hyseni dhe Marko Gjuriç. Ai tha se temë e diskutimeve do të jenë pretendimet financiare dhe ato pronësore midis dy vendeve. (A2 Televizion)