Sam Maksuell ishte protagonist i një fitoreje fantastike në boks. Vetëm 15 sekonda përpara fundit të duelit, 30-vjeçari i peshës super të lehtë triumfoi në mënyrë të pabesueshme përballë rivalit të tij, i cili po mburrej në ring ende pa përfunduar sfida. Maksuell ishte në disavantazh ndaj Sabri Sedirit, pasi kishte rënë dy herë në tapet, por një kombinim goditjesh i dha suksesin në titullin Europian WBO, me rivalin që nuk arriti më të ngrihej në këmbë. (A2 Televizion)
Përmbysja e madhe në boks, triumf në sekondat e fundit
