Një valë tjetër Covid? BA.2 rrit infektimet në botë, ende nuk ka raste në Shqipëri

Nga A2 CNN
17 Mars 2022, 16:28 | Aktualitet
Një valë tjetër Covid? BA.2 rrit infektimet në botë,

Infektimet nga Omicron kanë rënë ndjeshëm, por epidemiologët nuk përjashtojnë mundësinë e një valë tjetër të koronavirusit.

Nën varianti  BA.2 i Omicron po përhapet më shpejtësi në kontinentin aziatik dhe në Afrikë. Edhe në disa shtete në Europë janë rritur infektimet nga ky mutacion që ka transmetueshmëri më të lartë se Omicron.

Referuar situatës epidemiologjike, ende nuk ka sinjale për praninë e variantit BA2 në vendin tonë.

Epidemiologu Artan Simaku thekson nevojën e vaksinimit të personave që nuk e kanë kryer këtë proces.

Varianti BA.2 i koronavirusit është shumë ngjitës, ndërsa shenjat e sëmundjes janë të ngjashme me ato të mutacionit Omicronin.

Sipas specialistëve, personat e pavaksinuar mbeten më të rrezikuarit për të bërë komplikacione të rënda. Por pavarësisht rekomandimeve, fundi i valës Omicron ka ulur ndjeshëm interesin e popullatës për vaksinën anti-Covid. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos