Mbi 600 pelikanë kaçurrelë ngordhin në Liqenin e Prespës

Nga A2 CNN
17 Mars 2022, 13:50 | Aktualitet
Mbi 600 pelikanë kaçurrelë ngordhin në Liqenin e

Më shumë se 600 pelikanë kaçurrelë janë gjetur të ngordhur në anën greke të Liqenit të Prespës. Nga analizat e mostrave të mbledhura nga shërbimet veterinare, me asistencën e organeve menaxhuese të parkut, është konfirmuar se shkaktar është virusi i gripit të shpendëve H5N1.

Sipas përfaqësuesve vendorë të Korçës, rreziku mbetet në palën greke dhe ende nuk është raportuar ndonjë rast në Shqipëri.

Edhe në Liqenin e Ohrit, ende nuk ka asnjë sinjalizim të gripit të shpendëve.

Dyshimeve se në vendin tonë gripi i shpendëve ka mbërritur deri te pularitë më të mëdha në vend, Ministria e Bujqësisë iu përgjigj se ende nuk është identifikuar asnjë rast i gripit të shpendëve, ndërkohë që rastet e dyshuara janë dërguar për analiza më specifike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos