Komisioni i Ligjeve e thërriti në seancë dëgjimore, Meta refuzon: Kam tjetër agjendë

Nga A2 CNN
6 Maj 2021, 11:09 | Politikë
Komisioni i Ligjeve e thërriti në seancë dëgjimore, Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj thirrjes së Komisionit të Ligjeve për të marrë pjesë ditën e sotme në seancë dëgjimore.

Meta i ka bërë të ditur komisionit se ka tjetër agjendë për sot, ndërsa do të jetë i gatshëm në datën 10 maj, në Ditën Kombëtare të Drejtësisë Shqiptare.

https://a2news.com/2021/05/05/shkarkimi-i-presidentit-meta-i-gatshem-per-tu-perballur-komisioni-e-pret-te-enjten/

“Rregullorja e Kuvendit ju njeh të drejtën për të kryer një vlerësim dhe të hartoni një raport brenda një harku kohor prej (15) pesëmbedhjetë ditësh, afat i cili përfundon në datën 15 Maj 2021.

Edhe për këtë arsye nuk keni pse të nxitoheni për ta realizuar këtë proces brenda një dite, duke shkelur jo vetëm çdo normë në fuqi, por edhe duke “vendosur”, siç citoni në njoftimin tuaj, kur në fakt sipas neni 112, pika 2, të Rregullores, jeni “të detyruar”.

Presidenti i Republikës, siç ju është bërë me dije edhe në shkresën tonë nr. prot. 1520/2, datë 5.5.2021, edhe para se ju të shprehnit kërkesën në mënyrë eksplicite, ka shprehur gatishmërinë e tij për t`u takuar, diskutuar e për t`u shprehur me dhe në Komisionin e Ligjeve.

Sigurisht që agjenda e Presidentit të Republikës, është e paracaktuar, dhe i mundëson zhvillimin e këtij takimi apo mbajtjen e bashkëbisedimit e bashkëdëgjimit me anëtarët e këtij Komisioni, në datën 10 maj 2021.

Kjo datë, 10 maj 2021, përveçse përkon me një ditë të lirë në agjendën e tij, përkon edhe me Ditën Kombëtare të Drejtësisë Shqiptare. Nuk do të kishte një moment më të përshtatshëm që një aktivitet i tillë i përbashkët, të zhvillohej në një ditë kaq të rëndësishme për Shqipërinë, që evokon përpjekjet e parreshtura të shtetit shqiptar për shtetin e së drejtës! Duke ju garantuar se kjo datë e lirë në agjendën e Presidentit nuk përmban asnjë qëllim për t`ju penguar në ushtrimin e misionit të paligjshëm që ju është ngarkuar, ju bëjmë me dije se, Presidenti i Republikës nuk mund të anulojë apo të shmangë agjendën e Tij, të datës 6 maj 2021, ditë kjo në të cilën tashmë janë të planifikuara prej kohësh, realizimi i takimeve me rëndësi edhe për proceset e integrimit të vonuar europian të vendit”, arsyeton presidenti. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/04/shkarkimi-i-metes-daci-procedura-e-rregullt-rrezik-ndarja-e-kushtetueses/

A2 CNN Livestream

Latest Videos