“Protesta e 7 korrikut, Berisha kërkon të tregojë dy gjëra”

Nga A2 CNN
28 Qershor 2022, 20:47 | Politikë
“Protesta e 7 korrikut, Berisha kërkon të tregojë dy

Gazetari Lutfi Dervishi, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani, u shpreh se me protestën e thirrur në 7 korrik, Sali Berisha kërkon të tregojë dy gjëra.

“Berisha kërkon të tregojë forcën në 7 korrik. Së pari, të tregojë se ka pjesëmarrës më të shumtë sesa protestat spontane të shoqërisë civile; së dyti, të tregojë se PD-ja është ajo që ka tonin opozitar”, tha Dervishi.

Por, sipas tij, “ajo çfarë zoti Berisha ka kundër, është koha”.

“Duke parashikuar muajin korrik, motin, zhgënjimin e njerëzve nga qeveria dhe opozita, ka sfidë kryesore bindjen e njerëzve për të dalë në shesh. Pastaj, kemi edhe çështjen e PD-së në gjykatë, me deputetët që mbështesin ish-kreun Basha, të cilët shpresojnë që me një vendim gjykate të rimarrin drejtimin e partisë. E gjithë kjo protestë zhvillohet në një kompleksitet gjërash, kur në kushtet normale duhej të zhvillohej për ngjarjen e djeshme, ndalimin e dy zv/drejtorëve të Policisë së Elbasanit. Do të mjaftonte hetimi i plotë i kësaj ngjarjeje për të vënë në pikëpyetje të madhe zgjedhjet e 25 prillit”, u shpreh Lutfi Dervishi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos