Reforma e ujit, krijohen tre shoqëritë e para të përbashkëta

Nga A2 CNN
28 Qershor 2022, 20:14 | Politikë
Reforma e ujit, krijohen tre shoqëritë e para të

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nënshkroi sot së bashku me bashkitë, krijimin e tre shoqërive të përbashkëta të ujësjellës kanalizimeve. Durrësi, Korça dhe Pogradeci janë tre shoqëritë e para nga 15 të tilla që pritet të krijohen në total. Kjo reformë synon të ulë kostot, abuzimet dhe të përmirësojë cilësinë e shërbimit të ujësjellësit.

“Ne po mundohemi ta zgjidhim njëherë e mirë të gjithë procesin e kanalizimeve dhe nuk mund të qëndrojmë më me njolla të suksesshme apo njolla të tjera të shpërndara në Shqipëri kur nuk arrijmë të ofrojmë këtë shërbim bazik. Agregimi i ujësjellësve është e vetmja mundësi për të shmangur të gjitha problematikat e shfaqura deri më sot, si pasojë e skemës së copëzuar të skemës së furnizimit me ujë dhe investimeve të copëzuara. Agregimi parashikon që pushteti qendror do të ketë 51% të aksioneve, pra paketën kontrolluese. Kjo nuk e bën për asnjë moment që përgjegjësia është e pushtetit qendror, po punë e përbashkët me pushtetin vendor”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos