
Protesta e 7 korrikut është mbi një javë larg, por Sali Berisha mblodhi përsëri kryesinë e Partisë Demokratike për të diskutuar detajet e organizmit të saj. Kryetari theksoi se ky do jetë një organizim që shkon përtej forcës politike që ai drejton.
“PD shkon në këtë protestë me një koalicion të gjerë me shoqërinë civile me personalitete aktive në jetën publike dhe me forca politike opozitare të vërteta parlamentare dhe jashtë parlamentare. Protestën e drejton fronti për shpëtimin e Shqipërisë”, deklaroi Berisha
Pavarësisht se e cilësoi këtë si një protestë të qytetarëve nuk mohoi rolin përcaktues të PD, ndaj ndau edhe detyrat për drejtuesit e saj.
“Ajo që kërkoj është intensifikimi maksimal i përpjekjeve tona, që kjo protestë të shprehë të gjithë shqetësimet e mëdha, problemet madhore”.
Për këto probleme fajësoi qeverisjen e Edi Ramës të cilën e përkufizoi si çnjerëzore.
“Edi Rama nuk komunikon me njerëzit, komunikon me qiellin”.
Berisha i cilësoi si një lak në fytin e shqiptarëve që sipas tij janë shndërruar në një mekanizëm që rrit çmimet kundër çdo lloj logjike tregu.
“Problemi më kryesor është një lak në fytin e shqiptarëve që po shtrëngohet çdo ditë e më shumë nga çmimet stratosferike të bordeve”. (A2 Televizion)