Berisha: Rama përdori në Bruksel gjuhën e Putinit

Nga A2 CNN
28 Qershor 2022, 14:26 | Politikë
Berisha: Rama përdori në Bruksel gjuhën e Putinit

Kryetari i Partisë Demokratike sulmoi edhe një herë Kryeministrin Edi Rama për atë që ndodhi në Samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor javën e kaluar.

“Samiti i Brukselit zbuloi para çdo shqiptari se Edi Rama shkoi atje si përfaqësuesi i Vuçiçit dhe Beogradit. Përdori një gjuhë ordineri, që mund ta përdorë vetëm Lavrov, apo Putin e Lukashenko, ndaj udhëheqësve të Bashkimit Europian, sepse të gjitha i ka porosi të Beogradit”, tha Berisha.

“Sulmoi Bullgarinë, një vend që ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se voton për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Një vend mik që ka qenë një nga avokatet kryesore në Gjykatën e Hagës kur është gjykuar çështja e pavarësisë së Kosovës, duke i bërë një mbrojtje të shkëlqyer. Duhet të jesh si Edi Rama që të sulmon një vend që tradicionalisht ka vetëm qëndrime miqësore ndaj shqiptareve. E bën kryekëput për llogari të Beogradit”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/06/28/rritja-e-cmimeve-berisha-qeveria-ka-fituar-340-milione-euro-plus-nga-tvsh-ja/

A2 CNN Livestream

Latest Videos