Komisioni për inceneratorët mbyll hetimin: Më 7 mars, paraqitet raporti me dy qëndrime

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2022, 15:25 | Politikë
Komisioni për inceneratorët mbyll hetimin: Më 7 mars, paraqitet

Komisioni për inceneratorët njoftoi, këtë të premte, përmbylljen e hetimit parlamentar. Kryetarja Tabaku deklaroi se raporti përfundimtar do të paraqitet më 7 mars, ku palët pritet të dalin me dy qëndrime të ndryshme.

Në ditën që i përfundon mandati, anëtarët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, u mblodhën këtë të premte, për të njoftuar mbylljen e hetimit 3-mujor për aferën e inceneratorëve.

Sipas kryetares Jorida Tabaku, komisioni faktoi pretendimet e Partisë Demokratike për ekzistencën e një afere korruptive pas së cilës fshihet vetë kryeministri.

Krejt e kundërt ishte qasja e mazhorancës, e cila nxjerr të tjera konkluzione nga hetimi i komisionit.

Qasjet e kundërta pritet të reflektohen dhe në raportin që do të paraqitet më 7 mars, ku siç u paralajmërua dhe nga Felaj e Tabaku, palët pritet të dalin me 2 materiale të ndryshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos