Llogaridhënie publike, transparencë, opozitë e bashkuar apo arrogancë? Çfarë u pa në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 22:43 | Politikë
Llogaridhënie publike, transparencë, opozitë e bashkuar apo

Nga llogaridhënia publike, transparenca, opozita e bashkuar apo arroganca e mazhorancës, analistët Aleksandër Çipa, Edlira Gjoni, Ilir Kalemaj dhe Besar Limeta ndanë në studion e “Absolut 4” qëndrimin e tyre për komisionin hetimor të inceneratorëve.

Për herë të parë në 30 vite, komisioni hetimor parlamentar solli në seancë të gjithë përgjegjësit në komunikim publik nga kryeministri te ministrat dhe Sekretari i përgjithshëm. Këtë Çipa e konsideron një hap pozitiv në rikthimin e llogaridhënies publike

“Është një moment që riktheu debatin parlamentar në opsionin e hetimit dhe hera e parë që opozita ishte e mirëpërgatitur për ta evidentuar një aferë tronditëse. Përballë saj shumica u përpoq ta eklipsonte me zhargonin politik të njohur me zhurmnajën dhe gatishmërinë e pazakontë për t’i sjellë të gjithë përgjegjësit në komunikim publik. Kemi parë mungesë të autoriteteve përgjegjës  për herë të parë në 30 vite shfaqet kryeministri, sekretari i përgjithshëm dhe ministrat ky është një hap pozitiv në rikthimin në llogaridhënien publike”.

Por më i rëndësishëm, sipas Çipës, është procesi i nisur në SPAK, pasi qytetarët presin ndëshkimin juridik të përgjegjësve që kanë abuzuar me fondet publike.

“Është pashmangshmëri procesi që ka nisur SPAK dhe ky është më i rëndësishëm kurse nëse mbetemi te komisioni është politizimi i një afere dhe humbet besueshmërinë dhe përjashtohet ndëshkimi juridik. Qytetarët presin ndëshkimin juridik të përgjegjësve që kanë abuzuar me fondet publike. Ne do të mbetemi në pritje se ç’do ndodhë me procesin e nisur nga SPAK”.

Për Gjonin komisioni hetimor parlamentar tregoi arrogancën e mazhorancës dhe kryeministrit që vuri në lojë komisionin e vendit të tij.

“Niveli i arrogancës i mazhorancës edhe sikur të ketë të drejtë nuk mund të jesh me të. Ka kapur kulmin. Kryeministri tall, shpërfill e vë në lojë një komision parlamentar të vendit të tij”.

Kurse analisti Kalemaj tregon 3 veçori pozitive të komisionit hetimor për inceneratorët që janë’ rikthimi në shinat e opozitarizmit parlamentar, opozita u paraqit e bashkuar dhe me fakte.

“Rikthimi në shinat e opozitarizmit parlamentar, opozita u paraqit e bashkuar se ka qenë e ndarë, është një precedent i mirëfilltë faktmbledhës dhe faktsjellës që të tregon ato të kongresit amerikan. Një opozitë bën këtë gjë ngre komisione të tilla që në ta kaluarën kanë dështuar të prodhojnë rezultate. Disa skeptikë thonë që po rivalizon apo dëmton SPAK. Unë nuk mendoj që po dëmton SPAK por po ofron transparencë. Keqardhje që kryeministri hedh batuta”.

Për Besar Likmetën shqetësues ishte absurditeti i strategjisë së mazhorancës për të çmontuar akuzën e vjedhjes së 430 mln eurove, por edhe vizioni revolucionar i kryeministrit për pastrimin e Shqipërisë, që sipas tij është vizion i 3 personave të shpallur në kërkim.

“Në disa momente kryeministri tha që nuk merrej me procedura dhe në disa ishte më të dyja duart brenda procedurave. Ajo që më bëri përshtypje ishte deklarata e kryeministri qe dhënia e kontratave koncensionare është revolucion mjedisor. Ka përplasje me atë që reklamojnë ekspertët e mbetjeve dhe politikat e BE që është e shqetësuar për politikën e Shqipërisë për mbetjet. Është teknologji e së shkuarës dhe ta quash revolucion mjedisor më shqetëson. Rama nënvizoi që ky është vizioni im dhe të pastroja Shqipërisë arrita këtë përmes koncensionit. Ky nuk ka qenë i Ramës, por i 3 personave që janë në kërkim që akuzohen për korrupsione pastri  parash.  Mua më shqetëson vizioni që ka marrë borxh nga njerëz të tjerë dhe kryeministri ka nevojë për këtë vizion nga këta njerëz. Publiku është i ndërgjegjësuar që ka ndodhur diçka. Absurditet i strategjisë së mazhorancës ishte të çmontonte akuzën që janë vjedhur 430 mln euro”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos