Komiteti Ekzekutiv i FSHF cakton datën e filimit të kampionateve

Nga A2 CNN
29 Qershor 2022, 23:27 | Futboll
Komiteti Ekzekutiv i FSHF cakton datën e filimit të kampionateve

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi ditën e sotme mbledhjen e radhës në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Në këtë mbledhje, u shqyrtuan vendime të rëndësishme, së pari datat kur do të nisin kompeticionet kombëtare.

Pas diskutimeve janë miratuar edhe datat e nisjes së kompeticioneve kombëtare të futbollit për sezonin 2022-2023. Superiorja tashmë do të fillojë më 20 gusht dhe të mbarojë në datën 24 maj të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, Kampionati i Kategorisë së Parë nis në datën 3 shtator dhe mbaron më 6 maj, dhe Kategoria e Dytë pritet të fillojë më 1 tetor dhe të mbarojë në datën 29 prill.

Superkupa e Shqipërisë, që zakonisht ka çelur sezonin e ri, këtë vit do të luhet më 7 dhjetor midis kampionëve të KF Tirana dhe fitueses së Kupës së Shqipërisë, KF Vllaznia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos