Lukaku mbërrin në Milano, gati firma me Interin

Nga A2 CNN
29 Qershor 2022, 10:59 | Futboll
Lukaku mbërrin në Milano, gati firma me Interin

Romelu Lukaku mbërriti këtë mëngjes në Milano për t’u zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Interit. Belgu u prit nga disa tifozë teksa bëri dhe një foto me shallin zikaltër.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer’’, ishte deklarata e tij e parë përballë gazetarëve për t’u nisur më pas drejt qendrës mjekësore, ku do të kryejë vizitat para se të hedhë firmën mbi kontratë.

Lukaku vjen me formulën e huazimit për 1 vit nga Chelsea, ndërsa zikaltrit duhet të paguajnë tetë milionë euro në drejtim të Bluve të Londrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos