Laçi fiton dhe miqësoren e dytë, mposht me dy gola Llapin

Nga A2 CNN
29 Qershor 2022, 11:18 | Futboll
Laçi fiton dhe miqësoren e dytë, mposht me dy gola Llapin

Laçi regjistroi një tjetër fitore në fazën përgatitore që ekipi po zhvillon, në kuadër të sezonit të ri. Kurbinasit mundën 2-0 Llapin në një ndeshje relativisht të mirë për skuadrën e Shpëtim Duros.

Spahiu shënoi golin e parë, ndërsa Ujka realizoi të dytin dhe mbylli çdo llogari.

Rezultati mund të ishte dhe më i thellë nëse Mazrekaj nuk do të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë, mbetet një test tepër pozitiv ky për të besuarit e Shpëtim Duros, që duken mirë në rendimentin fizik.

Laçi do të luajë në Conference League kundër malazezeve të Iskra, në datën 7 korrik, ndërsa dueli i dytë është pas një jave në transfertë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos