Pasardhësi i Brozovic, Asllani kryen vizitat mjekësore tek Inter

Nga A2 CNN
29 Qershor 2022, 10:49 | Futboll
Pasardhësi i Brozovic, Asllani kryen vizitat mjekësore tek Inter

Pasi realizoi një prej transferimeve më të bujshme të futbollistëve shqiptarë, Kristjan Asllani, kreu vizitat mjekësore tek Interi.

Ylli kuqezi u paraqit në qendrën Humanitas në Milano, ku zhvilloi testet rutinë, përpara firmosjes së kontratës me zikaltërit.

20-vjeçari kaloi te gjigantët e Serie A nga Empoli. Për mesfushorin që cilësohet pasardhësi i Brozoviç, Interi investoi 4 milionë euro për huazimin për një sezon dhe ka detyrimin e blerjes së kartonit për 10 milionë euro.

Gjithashtu, marrëveshja parashikon edhe 2 milionë euro bonuse, bazuar në arritjet individuale dhe ekipore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos