
“Një çift i parëndësishëm”. Ky ishte vlerësimi aspak ngazëllues për dy banorë të Stokholmit, kryeqytetit të Suedisë. Por rëndësinë ia kishin dhënë prej vitesh shërbimet sekrete që i arrestuan me një operacion spektakolar ku u përfshinë helikopterë Black Hawk dhe forcat speciale.
Bëhet fjalë për një çift me origjinë ruse i ardhur ne vendin nordik në 1997, dhe që kishin marrë ligjërisht nënshtetësinë suedeze. Për të gjithë ata që i njihnin, persona që punonin dhe shihnin punën e tyre, ndoshta disi të tërhequr, pro kjo në Suedi nuk bën të dyshosh.
Dyshime te para erdhën nga një raportim i portalit investigativ Bellingcat, ku emrat e panjohur, dhe që ende nuk bëhen të ditur, dolën në pah sepse pronarët e një sipërmarrje që shërbimet sekrete suedeze kishin deklaruar si pjesë e 75 kompanive ruse ndaj të cilave ishin marrë masa konfiskimi, në kuadër të përgjigjes perëndimore ndaj agresionit rus të Ukrainës.
Kompania, në një analizë më të thellë, kontrollohej nga një tjetër shoqëri në Qipro, pronar i të cilës ishte një diplomat rus i dyshuar si agjent sekret i GRU-së. Çifti dyshohet si pjesë e shërbimeve ruse, dhe janë akuzuar formalisht për ”aktivitete të paligjshëm ndër vite kundër Suedisë dhe një vendi tjetër”, që sipas burimeve mendohet të jenë Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë që burri është arrestuar, gruaja e tij për momentin gjendet në arrest shtëpiak.
Operacioni ndodh në ditët që po zhvillohet gjyqi ndaj vëllezërve me origjinë iraniane Peyman dhe Payam Kia të ardhur në vitet ’80, dhe që akuzohen për spiunazh për shërbimet sekrete GRU nga viti 2011 deri ne 2021. (A2 Televizion)