Batalioni ukrainas nderon të rënët në luftë me ceremoninë e mistershme

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2022, 13:14 | Bota

Mijëra ushtarë ukrainas nga regjimenti Azov morën pjesë në një ceremoni vikinge ku u dogj dhe një varkë për të nderuar shokët e rënë gjatë përleshjeve me trupat ruse.

Batalioni i cili mbrojti heroikisht për muaj të tërë uzinën e çelikut në Mariupol u mblodh në rajonin e Rivne për të marrë pjesë në këtë ceremoni të dhimbshme përkujtimore.

Në pamje shihet një anije me vela vikinge në flakë që lundron në lumë, ndërsa ushtarët Azov qëndrojnë në heshtje për të nderuar të rënët.

Gjatë ceremonisë, komandanti Maxim Zhorin u shpreh “Me këto flakë, të rënët tanë udhëtojnë me këtë anije drejt një bote të re, Valhalla ose Vyrii”.

Në mitologjinë nordike Valhalla është një vend ku jetojnë heronjtë që humbasin jetën në fushën e betejës.

Para krijimit të Ukrainës, territori i saj ishte pjesë e “Rusëve të Kievit” nga shekujt 9-13. Vendi u pushtua nga Varangianët, një grup vikingësh plaçkitës nga Suedia, të cilët vazhduan të sundonin “Rusët e Kievit” deri në shekullin e 11-të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos