Komuna e Zveçanit rrethohet me tel me gjemba, nuk ndalen protestat e serbëve

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 08:55 | Kosova
Komuna e Zveçanit rrethohet me tel me gjemba, nuk ndalen protestat e

Serbët në veri të Kosovës janë grumbulluar sërish, mëngjesin e sotëm, në ndërtesat e komunave për të kundërshtuar dhe penguar kryetarët e rinj të zgjedhur më 23 prill që të ushtrojnë detyrën e tyre.

Situata më e tensionuar vijon të mbetet në Zveçan, i cili dy ditë më parë u kthye në një arenë përplasjesh mes trupave të KFOR dhe serbëve të veriut, duke lënë të plagosur të paktën 35 paqeruajtës italianë dhe hungarezë.

Këtë mëngjes, KFOR ka përforcuar edhe masat mbrojtëse përreth objektit të komunës, duke vendosur tela me gjemba.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, protestës i janë bashkuar edhe krerët e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.

Në një reagim, pak orë më parë sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken kërkoi që krerët e rinj të komunave ta ushtrojnë detyrën e tyre në një tjetër godinë deri në uljen e tensioneve, propozim ky që u refuzua nga kryeministri Kurti, i cili tha se demokracia nuk mund t’i dorëzohet milicive fashiste që nuk përfaqësojnë komunitetin serbë në këtë zonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos