“Përgjigje pozitive për Shqipërinë? Duhet të pyesni presidencën sllovene, ajo çka unë po punoj është që ta kryejmë brenda këtij viti”. Ishte kjo përgjigjja e Varhelyit ndaj pyetjes gjatë Komisionit të Jashtëm të Bashkimit Europian të raportueses për Shqipërinë, Isabel Santos, mbi fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e vendit. Komisioneri për Zgjerimin, vijoi duke thënë se data e mundur është fundi i dhjetorit, por edhe që nuk jam unë që votoj, unë jam ai që përpiqem të bind vendet për të votuar. Gjithsesi, unë po përpiqem që të lëvizim gjërat, që të arrijmë këtë afat, por nuk është vetëm në dorën tonë”. (A2 Televizion)
Konferenca e parë ndërqeveritare, Varhelyi: Shpresojmë brenda vitit, Nuk është në dorën time
