Open Source Conference Albania është një konferencë vjetore që organizohet në Shqipëri, për të promovuar programet me kod të hapur, kulturën me frymë të lirë dhe njohurinë e hapur, një lëvizje globale, e cila ka nisur më shumë se 30 vjet më parë. Konferenca bën bashkë përdorues të teknologjisë me burim të hapur, zhvillues, akademikë, agjenci qeveritare dhe njerëz që ndajnë idenë se software, duhet të jetë i lirë dhe i hapur. Redon Skikuli nga grupi organizator ishte i ftuar në Dita Jonë për të folur mbi OSCAL. (A2 Televizion)
Konferenca OSCAL që promovon programet me kod të hapur
