Konfirmohet në detyrë Fuat Vjerdha, i pari gjyqtar që rikthehet pas rrëzimit nga vettingu

Nga A2 CNN
23 Tetor 2020, 17:36 | Aktualitet
Konfirmohet në detyrë Fuat Vjerdha, i pari gjyqtar që rikthehet

Komisioni i Pavarur i Apelit ka rikthyer në detyrë gjyqtarin e Apelit të Shkodrës Fuat Vjerdha, i cili u shkarkua nga vetingu.

Vendimi për shkarkimin e kreut të Gjykatës së Apelit Shkodër u mor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në qershor të vitit të kaluar, me arsyetimin se, Vjerdha kishte cenuar besimin e publikut te Drejtësia.

Fuat Vjerdha bëhet gjyqtari i parë në sistemin e drejtësisë i cili rikthehet në detyrë si kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, pas rrëzimit nga vettingu, pasi të gjitha shkarkimet e deritanishme janë konfirmuar.

Fuat Vjerdha është një prej anëtarëve që votoi kundër vendimit për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos