E vizatuar me dorë dhe me stemën historike, risia e fanellës së Juventusit

Nga A2 CNN
23 Tetor 2020, 13:01 | Aktualitet

Me stemën historike, ngjyrën rozë, por mbi të gjitha me një fanellë e cila është e dizajnuar me dorë, Juventus rikthehet në origjinë, ndërsa ka bërë zyrtare uniformën e saj të katërt të këtij sezoni.

Fanellat e reja janë të dizajnuara nga këngëtari Pharrell Williams, i cili veçse yll i muzikës është edhe një stilist tepër i talentuar.

Uniforma është ajo me të cilën Juventus u shpall kampion në vitin 2015-2016, por këtë herë e vizatur, dhe bardhezinjtë do ta veshin atë për herë të parë, në ndeshjen e 8 nëntorit në kampionat, kundër Sassuolos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos