Konflikt fizik mes dy personave pranë gjykatës së Vlorës, 1 i vdekur

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 13:17 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës, në afërsi të gjykatës së qytetit, ku pas një sherri mes dy personave, njëri prej tyre ka mbetur i vdekur.

Raportohet se, dy personat e përfshirë në sherr, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, goditje, që për njërin prej tyre, kanë rezultuar fatale për jetën.

Paraprakisht mësohet se viktima ka qenë ndërtues. Ai është identifikuar si Armando Meshau, 51 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen pasi është goditur me grusht.

“Vlorë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.” (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë së Vlorës
https://a2news.com/2023/08/07/sherri-me-1-te-vdekur-ne-vlores-reagon-policia-55-vjecari-u-qellua-me-grushte-per-vdekje/
https://a2news.com/2023/08/07/nje-apartament-molla-e-sherrit-zbulohen-te-tjera-detaje-nga-vrasja-me-grusht-e-55-vjecarit-ne-vlore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos