Zelensky flet në Kuvendin shqiptar, të martën seancë e posaçme

Nga A2 CNN
28 Prill 2022, 11:18 | Politikë
Zelensky flet në Kuvendin shqiptar, të martën seancë e

Ditën e martë, Kuvendi i Shqipërisë do të jetë më afër se kurrë me luftën e shpërthyer në Ukrainë pas agresionit rus.

Burimet e A2 CNN bëjnë me dije se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të mbajë në Kuvend një fjalë përshëndetëse nga Kievi nëpërmjet një videokonference, gjatë një seance të posaçme parlamentare të dedikuar enkas.

https://a2news.com/2022/04/28/hakmarrje-e-rrufeshme-nese-nderhyni-ne-ukraine/

Nga fillimi i konfliktit, Zelensky i është adresuar në këtë mënyrë parlamenteve të vendeve kryesore në botë, dhe tani i vjen radha edhe Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s, anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe si bashkëpenmbajtëse me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të çështjes së Ukrainës në Kombet e Bashkuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos