Konflikti Boçi-Luca, kandidati i PD: Videoja, e manipuluar dhe jo e plotë

Nga A2 CNN
19 Mars 2021, 15:37 | Politikë
Konflikti Boçi-Luca, kandidati i PD: Videoja, e manipuluar dhe jo e

Këto janë pamjet e konfliktit fizik mes kandidatit të Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Luciano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca, ngjarje për të cilën Boçi ka bërë edhe një kallëzim penal te Prokuroria e Elbasanit.

Por, nisur nga pamjet ku duket që biznesmeni Luca është sulmuar nga kandidati i PD-së, ky i fundit ka reaguar, duke deklaruar se videoja është e manipuluar dhe e paplotë, pasi nuk shfaqet momenti kur Luca ka sulmuar fizikisht Luciano Boçin dhe se ajo që shihet në videon e shpërndarë në rrjetet sociale është thjesht reagimi mbrojtës i Boçit.

“Videos i mungon momenti i parë, momenti kryesor: agresioni verbal dhe fizik i Gjergj Lucës kundër meje. Ky moment është fshehur me qëllim për të manipuluar të vërtetën e konfliktit. Në video shihet që mua më ka rënë telefoni dhe e kam rimarrë atë”, deklaroi Boçi.

Sakaq, nisur nga tonet e ashpra të deklaratave politike si dhe përplasjeve fizike, ka reaguar edhe qendra e bashkëpunimit ndërfetar në Elbasan, të cilët kanë bërë apel për tolerancë dhe mirëkuptim gjatë fushatës zgjedhore.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos