
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia, deklaroi në një lidhje me studion e “Ditari” në A2 se “vijon të mbetet shqetësim numri i ulët i vaksinimeve, në të gjitha shtresat e popullatës”.
“Qeveria dhe strukturat përgjegjëse kanë detyrimin ligjor dhe moral që të garantojnë numrin e mjaftueshëm të vaksinave, që sa më shpejt të jetë e mundur të vaksinohen grupet më të rrezikuara. Por, po shihet paaftësia totale për ta bërë këtë gjë”, u shpreh Spahia.
Kur u pyet nëse janë kërcënuar mësuesit me vendin e punës nëse nuk vaksinohen, Spahia u shpreh: “Mësuesit janë kërcënuar, e vërtetë. Ne i kemi të dokumentuara kërcënimet me mesazhet e përcjella nga arsimtarët në Shkodër. Kërcënime të tilla të kujtojnë kohën e komunizmit. Bërja ose jo e vaksinës duhet të jetë një proces me konsensus të plotë, aq më shumë kur një numër i madh i shteteve perëndimore e kanë frenuar procesin e vaksinimit për qytetarët e vet”. (A2 Televizion)