Ministria e Shëndetësisë: Shqipëria, e paprekur nga koronavirusi edhe pas 5 testimeve të reja

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2020, 15:20 | Aktualitet
Ministria e Shëndetësisë: Shqipëria, e paprekur nga

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konfirmon se ka përfunduar testimi në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) edhe i 5 rasteve të tjera të dyshuara, me histori udhëtimi në vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19.

Këto raste kanë rezultuar të gjitha negative.

Deri në këto momente janë testuar 23 raste për koronavirusin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos